Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Zjarre dhe në Berat, rrezikohen banesa dhe toka bujqësore
Dy vatra zjarri janë regjistruar në qarkun e Beratit, duke shkaktuar dëme në sipërfaqe të konsiderueshme pyjore dhe duke rrezikuar seriozisht banesa si dhe toka të kultivuara. Njëra prej vatrave të zjarrit ka përfshirë zonën e fshatit Mbrakull, që ndodhet në Bashkinë e Poliçanit. Flakët kanë kapluar një sipërfaqe të madhe të mbjellë me pisha, dhe përhapja e mëtejshme e zjarrit po nxitet nga era e fortë që po fryn në zonë si dhe nga temperaturat e larta të kësaj periudhe. Ndërkohë, një vatër tjetër zjarri ka shpërthyer në fshatin Virjon, që bën pjesë në Bashkinë e Beratit. Sipas informacioneve...