Zjarr në një sipërfaqeje me pyje dushku në Has, temperaturat e larta favorizojnë përhapjen e flakëve

Zjarr në një sipërfaqeje me pyje dushku në Has, temperaturat e larta favorizojnë përhapjen e flakëve

Në njësinë administrative Gjinaj të bashkisë Has ka rënë zjarr në mesditë, në një ditë kur temperaturat kanë arritur deri në 39 gradë Celsius. Vatra e zjarrit ndodhet në malin midis fshatrave Dome dhe Pogaj. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me pyje dushku dhe shkurre. Temperaturat e larta dhe era po favorizojnë përhapjen e shpejtë të zjarrit. Forcat zjarrfikëse të Hasit, së bashku me emergjencat civile, janë mobilizuar për ndërhyrje. Megjithatë, ndërhyrja është e vështirësuar për shkak të terrenit të thepisur. Aktualisht, mjetet zjarrfikëse nuk mund të hyjnë në zonë dhe ndërhyrja po bëhet vetëm në këmbë. Autoritetet...
Burimi: Top-Channel.tv