Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Zjarr në Ksamil vijon, dhjetëra forca zjarrfikëse në luftë me flakët
Disa zona në Ksamil janë përfshirë nga një valë zjarresh. 60 forca zjarrfikëse me 4 automjete dhe 2 autobotë uji po luftojnë me flakët në periferi të Ksamilit. Errësira dhe terreni i vështirë ka vështirësuar punën e zjarrfikësve gjatë natës, të cilët u përpoqën të izolojnë vatrën e zjarrit e mospërhapjen e saj drejt zonave të banuara.