Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zjarr i fuqishëm në Kavajë, mbi 1000 rrënjë ulliri në flakë, banorët në alarm
Një vatër zjarri ka shpërthyer në një zonë kodrinore në Gosë të Kavajës, ku flakët po përhapen me shpejtësi, përkrahur nga era e fortë që po fryn në zonë. Terreni i vështirë po pengon ndërhyrjen efektive të forcave zjarrfikëse.Deri tani, zjarri ka shkrumbuar mbi 1000 rrënjë ulliri, duke shkaktuar dëme të mëdha në këtë zonë bujqësore dhe natyrore. Autoritetet janë në terren dhe po përpiqen të vendosin nën kontroll flakët sa më shpejt të jetë e mundur.