Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Zhvleftësimi i lirës turke vazhdon, inflacioni në korrik 33.5%! Ekonomistët: Shifrat zyrtare nuk janë të besueshme
Foto ilustruese Zhvleftësimi i monedhës në Turqi po avancon – edhe pse jo me ritëm të lartë. Në korrik inflacioni, sipas të dhënave zyrtare, ishte 33,5 përqind. Ekonomistë të pavarur kanë dyshime ndaj të dhënave zyratre. Në Turqi rritja e çmimeve për konsumatorët, sipas të dhënave zyrtare, është ngadalësuar. Në muajin korrik konsumatorëve të shërbimeve dhe mallrave u është dashur të paguajnë 33,52 më shumë krahasuar me një vit më parë, vë në dukje Enti i Statistikave në Turqi. Kjo ishte kuota më e ulët e rritjes së çmimeve që nga nëntori 2021. Në qershor kuota e rritjes së çmimeve ishte 35,05 përqind. Nga qershori në korrik çmimet ranë me 2,06 përqind. Shtrenjtimi mujor u ndikua nga rritja e çmimeve për banimin me 5,78 përqind...