Zhvillimet lidhur me leksikun e shqipes dhe postmodernizmi në letërsi, në Seminarin për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën

Zhvillimet lidhur me leksikun e shqipes dhe postmodernizmi në letërsi, në Seminarin për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën

Nga Julia Vrapi Zhvillimet aktuale lidhur me leksikun e shqipes apo dhe postmodernizmi në letërsinë shqipe janë ndër temat e Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare , që këtë vit shënon edicionin e 43-të të tij. Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare (SNGJLKSH) do të mbajë edicionin e 43-të nga data 18 deri më 29 gusht këtë vit në  Prishtinë. Seminari do të zhvillohet nën organizimin e Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, në bashkëpunim me Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë të Universitetit të Tiranës. Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, i njohur në fillim si Seminari i Kulturës Shqiptare për të Huaj, është një takim i përvitshëm dhe i rëndësishëm shkencor e profesional nga...