Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zgjedhjet parlamentare/ Prezantohet raporti në Asamblenë e KiE, ja si i ka vlerësuar Këshilli i Europës
Zgjedhjet parlamentare të 11 majit u zhvilluan në mënyrë konkurruese dhe profesionale, sipas raportit të paraqitur këtë të hënë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Raporti, i prezantuar nga anëtarja Maria Luz Martinez Seijo në emër të kreut të delegacionit Simony Bili, vlerëson organizimin dhe përparimin pozitiv në aspektin teknik dhe institucional, si dhe mundësimin e votës së diasporës. Megjithatë, në raport vihet theksi edhe te disa sfida që kërkojnë vëmendje si polarizimi politik, ndikimi në administratën publike apo edhe ankesat për intimidim. “Delegacioni arriti në përfundimin se zgjedhjet ishin konkurruese dhe u zhvilluan në mënyrë profesionale. Megjithatë, sfondi...