Zgjedhjet parlamentare/ Belind Këlliçi: Nuk është rezultati që donim, por është ende herët

Zgjedhjet parlamentare/ Belind Këlliçi: Nuk është rezultati që donim, por është ende herët

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike Belind Këlliçi deklaroi se rezultati i deritanishëm nga numërimi i votave nuk është ai që priste opozita. Por tha ai, është ende herët. “Natyrisht që nuk është rezultati që do të donim të kishim, por është ende herët për të folur për një rezultat pasi janë numëruar deri tani 12 apo 13 për qind e votave dhe ka ende shumë të tjera pa u numëruar”, u shpreh Këlliçi. “Është shumë zhgënjyese kur shikon që Erioni kërkon t’i ngjajë adashit të tij Erion Veliaj për sa i përket përdorimit të gënjeshtrave”, tha Këlliçi.
Burimi: Lajme.al