Zgjedhjet në Spanjë, Sanchez sfidon sondazhet dhe synon një mandat të ri

Zgjedhjet në Spanjë, Sanchez sfidon sondazhet dhe synon një mandat të ri

Kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez, shprehu besimin se Partia Socialiste mund të sigurojë një shumicë progresiste në zgjedhjet e përgjithshme të 29 nëntorit, pavarësisht sondazheve që favorizojnë opozitën konservatore. Në një intervistë për “El País”, Sánchez paralajmëroi se një qeveri e përbashkët e Partisë Popullore (PP) dhe “Vox” do të rrezikonte, sipas tij, të drejtat sociale dhe liritë e fituara gjatë dekadave të fundit. Ai vuri theksin te kriza e strehimit, duke deklaruar se buxheti për këtë sektor është rritur tetëfish dhe se gjatë mandatit të tij janë ndërtuar rreth një milion banesa. Sánchez mbrojti gjithashtu qëndrueshmërinë e sistemit të pensioneve dhe theksoi se protestat për koston e jetesës janë kërkesa për zgjidhje drejtuar të gjitha institucioneve. Kryeministri synon një mandat tjetër katërvjeçar, duke kërkuar mbështetjen...