Zgjedhjet në PD/ Demokratët në Fier dhe Korçë votojnë për kryetarët e rinj të degëve, në garë 7 kandidatë
Demokratët në Fier dhe Korçë i janë drejtuar këtë të shtunë kutive të votimit për të zgjedhur drejtuesit e rinj të degëve lokale të Partisë Demokratike. Procesi zgjedhor ka nisur në të dyja qytetet, ndërsa gara zhvillohet mes shtatë kandidatëve. Në Fier, në garë për drejtimin e degës janë pesë kandidatë: Ardian Ferro, Enkelejda Veliu, Fatjon Semanjaku, Gentian Koçi dhe Festim Meta. Sipas të dhënave të procesit, rreth 3,800 anëtarë kanë të drejtë vote. Numri i demokratëve në listat zgjedhore është reduktuar ndjeshëm pas rishikimit të tyre, pasi më herët në këtë degë rezultonin rreth 8,000 anëtarë. Zgjedhjet në PD-në e Fierit nuk u zhvilluan në afatin e parashikuar nga statuti, ndryshe nga degët e tjera të vendit. Ndërkohë, edhe në Korçë ka nisur votimi...
Burimi:
gijotina.com