Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Zgjedhjet e 11 Majit/ Regjistrohen 14 kallëzime penale në disa prokurori të vendit
👁2884
Në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit, Prokuroria e Përgjithshme ka njoftuar se janë regjistruar në total 14 kallëzime penale në Tiranë, Fier, Sarandë, Durrës, Elbasan e Gjirokastër. Mësohet se këto kallëzime penale janë regjistruar për veprat penale “Pengimi i subjekteve zgjedhore”, ‘Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor’, ‘Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore’ dhe ‘Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje’, të parashikuara përkatësisht në nenet 325, 326/a, 328/a, 328 të Kodit Penal. Burimet e njoftimit të veprave penale për kallëzimet e regjistruara, kanë qenë në 7 raste policia gjyqësore, në 3 raste Struktura e...