Zgjedhje vendimtare në Izrael/ Pjesëmarrje rekord, rrëzohet kërkesa e Netanyahut për zgjatjen e orarit të votimit
Pjesëmarrja në zgjedhje deri më tani është më e larta e regjistruar ndonjëherë, ndërsa izraelitët votojnë në zgjedhjet që shumëkush i konsideron ndër më vendimtaret në historinë e vendit. Sondazhet e publikuara të premten tregojnë se kryeministri në detyrë, Benjamin Netanyahu, është pothuajse në barazim me ish-shefin e ushtrisë, Gadi Eisenkot, në garën për postin e kryeministrit. Megjithatë, parashikohet që asnjëri prej blloqeve politike të mos sigurojë 61 mandatet e nevojshme për formimin e qeverisë, çka mund të sjellë javë apo edhe muaj negociatash dhe përplasjesh politike. Fushata është përqendruar te demokracia dhe siguria, ndërsa zgjedhjet shihen gjerësisht si një referendum për qeverisjen e Netanyahut. Gjatë ditës së votimit, Netanyahu ka publikuar vazhdimisht mesazhe në rrjetet sociale lidhur me pjesëmarrjen e raportuar të lartë të...
Burimi:
syri.net