“Zgjedh Gordon para Mbappe”, Pique: Ja si del El Clasico (Video)

“Zgjedh Gordon para Mbappe”, Pique: Ja si del El Clasico (Video)

Gerard Piqué ka filluar tashmë të ndezë atmosferën para “El Clásico”-s – në stilin e tij karakteristik. Presidenti i “Kings League” në Spanjë u shfaq në një video së bashku me Miguel Layún, i cili drejton këtë kompeticion në Meksikë. Të dy krahasuan formacionet titullare të Barcelonës dhe Real Madridit para përballjes së kësaj të diele në “Spotify Camp Nou”. Ish-mbrojtësi i “blaugranave” nuk e fshehu aspak anshmërinë e tij, duke zgjedhur lojtarët e Barçës në çdo duel individual. Një nga momentet më argëtuese ishte kur iu desh të zgjidhte mes Pedrit dhe Valverdes; Piqué qeshi dhe pranoi se ishte një vendim i vështirë: “Prit pak, më lër të mendoj – është një dilemë e vërtetë,” tha ai me shaka, para se të zgjidhte përfundimisht...