Fabrika franceze e talenteve sfidon Real Madrid dhe Manchester City! Nga Dembélé te Camavinga dhe Doué, Rennes nxjerr yjet e futbollit botëror

Fabrika franceze e talenteve sfidon Real Madrid dhe Manchester City! Nga Dembélé te Camavinga dhe Doué, Rennes nxjerr yjet e futbollit botëror

Klubi francez Stade Rennais po kthehet në një nga akademitë më të suksesshme të futbollit europian, duke rivalizuar gjigantë si Real Madrid, Barcelona dhe Manchester City për prodhimin e talenteve. Nga Ousmane Dembélé te Eduardo Camavinga dhe Désiré Doué, Rennes ka ndërtuar një sistem që po furnizon klubet më të mëdha dhe madje edhe kombëtaren franceze. Sipas një analize të publikuar nga gazeta britanike The Times, suksesi i klubit francez nuk lidhet vetëm me talentin e futbollistëve, por mbi të gjitha me një sistem të veçantë zbulimi, përzgjedhjeje dhe zhvillimi të lojtarëve të rinj. Të dhënat e CIES Football Observatory e rendisin Rennes në vendin e katërt në Europë për numrin e futbollistëve të formuar në akademinë e tij që aktualisht aktivizohen në pesë kampionatet...