Policia blindon hyrjet e Vlorës, kontrolle të automjeteve dhe personave për parandalimin e krimit

Policia blindon hyrjet e Vlorës, kontrolle të automjeteve dhe personave për parandalimin e krimit

Mbrëmjen e sotme në hyrje tq qytetit të Vlorës policia ka ndërmarrë një aksion të gjerë kontrolli ku janë ngritur pika të posaçme për verifikimin e automjeteve dhe personave që hyjnë në qytet. Drejtuesit më të lartë të Policisë së Vlorës janë angazhuar në këtë operacion ndërsa kontrollet po kryhen në kuadër të masave për rritjen e sigurisë publike dhe parandalimin e veprimtarisë kriminale. Sipas informacioneve paraprake, objektivi i këtij aksioni është identifikimi dhe kapja e personave në kërkim, veçanërisht e individëve me rrezikshmëri të lartë shoqërore, si dhe evidentimi i sendeve të paligjshme që mund të transportohen në automjete. Aksioni synon forcimin e pranisë policore dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale në qytet. gijotina.com/