Do largohet nga drejtimi i SHBA/ “Nuk është e lehtë”, Pochettino në lot në konferencë për shtyp

Do largohet nga drejtimi i SHBA/ “Nuk është e lehtë”, Pochettino në lot në konferencë për shtyp

Mauricio Pochettino po përjeton momente të veçanta emocionale në prag të një kapitulli të ri në karrierën e tij. Trajneri 54-vjeçar, i cili do të marrë drejtimin e  Manchester United, ka shpërthyer në lot gjatë një konference për shtyp, teksa ka folur për vendimin e vështirë për t’u larguar nga pankina e SHBA. “Nuk është e lehtë për mua të flas tani. Jam një njeri emocional dhe ky vendim është shumë i trishtueshëm për mua. Ne jemi profesionistë dhe duam t’i realizojmë ëndrrat tona. Kam thënë se nuk dua të kthehem në Ligën Premier, por nuk ka shumë mundësi si Manchester United. Kur të vjen një ofertë e tillë, është e vështirë ta refuzosh”, tha Pochettino. Outgoing USMNT head coach Mauricio Pochettino, visibly emotional as...