Zgjat vetëm pak sekonda! Shembet me shpërthim të kontrolluar një urë në Itali
Bota E Martë, 13 Tetor 2026 12:31 Një spektakël mbresëlënës u regjistrua në Itali, ku një pjesë e një ure të madhe rrugore u shemb me anë të një shpërthimi të kontrolluar, në kuadër të projekteve për rindërtimin dhe përforcimin e infrastrukturës. Operacioni u zhvillua në Viaduktin Tevere, pranë qytetit të Viterbos. Inxhinierët vendosën eksplozivë në pika të përzgjedhura të strukturës, për të realizuar shembjen e kontrolluar të një pjese të urës. Brenda pak sekondash, 13 nga 33 hapësirat e urës u shembën, duke krijuar një re të madhe pluhuri. Operacioni u filmua dhe pamjet tregojnë momentin kur struktura rrëzohet pas shpërthimit. Shembja është pjesë e ndërhyrjeve të planifikuara për përmirësimin dhe përforcimin e infrastrukturës rrugore në zonë. Le cariche esplosive entrano in azione e...
Burimi:
kohajone.com