Zjarri në fabrikën e plastikës, flakët përhapen me shpejtësi

Zjarri në fabrikën e plastikës, flakët përhapen me shpejtësi

Foto nga vendgjarja

ELBASAN- Një zjarr i madh ka rënë në zonën industriale të Bradasheshit. Flakët kanë përshirë fabrikën e plastikës ndërsa tymi ka mbuluar të gjithë zonën. Në vendngjarje kanë shkuar zjarrëfikësit të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve.
Policia ka bërë me dije se nuk ka viktima. Për shkak të materialeve lehtësisht të djëgshme “lufta” me flakët po bëhët më e vështirë pasi materiali i plastikës po favorzon përhapjen e flakëve me shpejtësi. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga ZËRI, flaka ka përfshirë të gjithë fabrikën.

Zjarri fillimisht ka nisur në sallën e arkave plasitike për tu përhapur më pas në të gjithë fabrikën. 
Gjithçka nisi rreth orës 15:00 dhe dyshimet e para janë se zjarri ka nisur si pasojë e një shkëndijë elektrike. Deri më tani është raportuar për dëme materiale të medha./ ZËRI
Burimi