Zjarr masiv brenda kalasë së Elbasanit

Zjarr masiv brenda kalasë së Elbasanit

Zjarr masiv brenda kalasë së Elbasanit

Pamje nga zjarri në Elbasan

ELBASAN– Një zjarr masiv ka rënë mbrëmjen e sotme në një godinë në lagjen “Kala” të Elbasanit. Godina e përfshirë nga flakët kishte shërbyer si shkollë private, por prej kohësh kishte dalë jashtë funksionit.

Aktualisht, në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrfikëset e Elbasanit që po përpiqen të lokalizojnë flakët për të mos rrezikuar banesat përreth, që deri më tani janë të paprekura nga zjarri.

Zjarr masiv brenda kalasë së Elbasanit

Pamje nga zjarri në Elbasan

Paraprakisht nuk janë të qarta shkaqet e këtij zjarri, por dyshohet se ka flakët kanë nisur nga ndonjë cigare e hedhur nga kalimarët. Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që zjarri të jetë ndezur nga persona të tjerë, përdorues të lëndëve narkotike që strehoheshin në godinën e braktisur. Mbetet që shkakun e vërtetë ta zbulojë Policia./ZËRI

Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente