Zgjidhet kryetari dhe anëtarët e Këshilli Drejtues i RTSH-së, Fatjon Hoxhalli në krye

Zgjidhet kryetari dhe anëtarët e Këshilli Drejtues i RTSH-së, Fatjon Hoxhalli në krye

FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Fatjon Hoxhalli zgjidhet kryetar me 74 vota pro, 7 kundër dhe 6 abstenim. Hoxhalli përballë kishte Helidon Halitit, i cili mori 10 vota pro, 57 kundër dhe 16 abstenim. Po ashtu u miratuan të 10 kandidaturat e tjera për anëtarë të Këshillit Drejtues. 
Votimi për Këshillin Drejtues të RTSH:
-Enio Civici77 pro, 7 abstenime, 2 kundër-Pano Xhixho82 pro, 5 abstenime, 0 kundër-Alket Braho55 pro, 26 abstenime, 6 kundër-Zamira Kita77 pro, 8 abstenime, 1 kundër-Lorenc Vangjeli72 pro, 6 abstenime, 5 kundër-Bujar Kapexhiu75 pro, 4 abstenime, 5 kundër-Osman Mula84 pro, 1 abstenim, 3 kundër-Petrit Beci76 pro, 5 abstenim, 3 kundër-Rajmonda Bulku78 pro, 3 abstenim, 7 kundër-Robert Budina66 pro, 9 abstenim, 11 kundër-Elidon Haliti57 kundër, 10 pro-Fatjon Hoxhalli74 pro, 6 abstenime, 7 kundër
Këshilli i mëparshëm u shkarkua nga Parlamenti pas gjetjeve nga Komisioni i Mediave me shkeljet e shumta të bëra gjatë procedurës për përzgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm të RTSH-së. Debati nisi për garën e drejtuesit të ri të RTSH, pas largimit të Alfred Pezës nga detyra. Për kreun e RTSH garuan: Harilla Koçi; Jetmir Shpuza; Enrik Mehmeti; Floriana Paskali; Eni Vasili; Ermal Hoxha; Aurora Polo; Kliton Rama; Flamur Buçрарај dhe Laureta Roshi. Por, 8 prej tyre u skualifikuan dhe në raundin e dytë kaluan vetëm dy: drejtuesja e komanduar Aurora Polo dhe Jetmir Shpuza.
Menjëherë pas kësaj, reaguan partitë politike PS dhe PD ku kërkuan zgjedhje të drejta. Po ashtu edhe ndëkrombëtarët bënë thirrje për transparencë në këtë garë. Pas kësaj ndërhyri Kuvendi i Shqipërisë ku vendosi shkarkimin e Këshillit Drejtues të RTSH-së./ZËRI
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente