Zgjidhen kryetari dhe anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH-së (EMRAT+DETAJET)

Zgjidhen kryetari dhe anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH-së (EMRAT+DETAJET)

Zgjidhen kryetari dhe anëtarët e Këshillit Drejtues të

Fatjon Hoxhalli

TIRANË- Kuvendi votoi sot për kryetarin dhe Këshillin Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar. Me 74 pro, 7 kundër dhe 6 abstenim, Fatjon Hoxhalli u zgjodh kryetari i Këshillit të RTSH. Hoxhalli u përball me Helidon Halitin, i cili mori 10 vota pro, 57 kundër dhe 16 abstenim. Po ashtu u miratuan të 10 kandidaturat e tjera për anëtarë të Këshillit Drejtues.

Gjatë seancës parlamentare opozita dhe mazhoranca zgjodhën 5 emra të aplikantëve. Shumë prej tyre janë pjesë e botës së artit, kulturës dhe kinematografisë.

Emrat e propozuar nga mazhoranca: Enio Civici, Alket Braho, Lorenc Vangjeli, Pano Xhixho dhe Zamira Kita.

Emrat e propozuar nga opozita: Petrit Beci, Rajmonda Bulku, Osman Mula, Bujar Kapexhiu dhe Robert Budina.

Drejtor i Këshillit të RTSH:

Fatjon Hoxhalli- Këshilltar i Grupit të Partisë Socialiste

Hoxhalli prej vitesh ka punuar si këshilltar për Niko Peleshin. Ai gjithashtu ka punuar me kreun e Grupit të Partisë Socialiste dhe e ka shoqëruar atë në detyrat e tij në qeveri si zëvendëskryeminstër dhe ministër. Hoxhalli do të zëvendësojë në këtë post Leka Bungon, i cili u shkarkua në shkurt nga Kuvendi, për shkak të mangësive lidhur me procesin e përzgjedhjes së drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së.

Këshilli Drejtues i RTSH:

Enio Civici- Ish-zëvendësministër i Bujqësisë

Ka shërbyer më parë si zëvendësministër i Bujqësisë, u lirua nga detyra më gusht të 2024.

Pano Xhixho- Është gazetar, ndërsa më parë ka qenë në RTSH Drejtori i Departamentit të Sportit. Gjithashtu ai është anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Alket Braho

Zamira Kita- Aktore

Kita është një aktore mjaft e njohur shqiptare, e cila ka luajtur në filmat “Ullka”, “Komuna e Parisit”, “Njerëz në Rrymë” etc.

Lorenc VangjeliGazetar

Vangjeli është gazetar, analistë dhe më parë ka punuar si redaktor në revistën “MAPO”.

Bujar Kapexhiu- Është regjisor, skenarist, karikaturist dhe aktor i mirënjohur shqiptar.

Ai e filloi karrierën e tij më 1968 si regjisor në Teatrin e Estradës së Tiranës ku shkroi shumë skeçe, parodi, kuplete si edhe u mor me karikaturë për organet e shtypit. Ai është drejtori i filmave “Dy herë mat”, “Edhe kështu edhe ashtu”, “Stolat në park”, “Tela për tavolinë”, etc.

Osman Mula- Regjisor në RTSH dhe kompozitor

Është një nga regjisorët më të njohur në Radiotelevizionin Shqiptar, drejtues i dhjetë festivaleve, qindra emisioneve të muzikës, saksofonist i talentuar dhe kompozitor i vlerësuar me shumë çmime.

Petrit Beci- Ish-drejtori i Përgjithshëm në RTSH

Petrit Beci ka një karrierë të gjatë në media dhe kinematografi. Në vitin 1987, u caktua në postin e drejtorit të Kinostudios, të cilin e mbajti deri në vitin 1994. Më pas ai punoi për shumë vite në televizionin “Klan” dhe në momentet që po themelohej televizioni “Top-Chanel”, qenë në rolin e drejtorit të përgjithshëm. Ai ka mbajtur edhe rolin e Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së. Beci ka punuar edhe si drejtori ekzekutiv në “Abc News”, ndërsa në vitin 2020 iu dha po e njëjta detyrë në “Fax News”.

Rajmonda Bulku- Aktore

Bulku është një aktore e mirënjohur shqiptare dhe ish-deputete e Partisë Demokratike. Bulku njihet prej disa nga rolet e saj në filmat “Ego”, “Zonja nga qyteti”, “Një shoqe nga fshati”, “Kthimi i ushtrisë së vdekur”, “Vdekja e Kalit”, etc. Ajo ka debutuar me filmin e njohur “Dimri i Fundit”, ndërsa në “Zonja nga Qyteti” ka luajtur në rolin e Melit.

Robert Budina- Regjisor

Robert Budina është drejtor, producent dhe regjisor filmash. Ai është regjisori i disa nga filmat “Një strehë mes reve”, “Pika uji”, “Agon”, “Lulebore” etc. Ai ka drejtuar dhe shkruar disa pjesë teatrale. Së bashku me Sabina Kodrën formuan kompaninë ERAFILM PRODUCTION në vitin 2001./ZËRI

Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente