
Zgjedhjet/ Rama prezanton listën e Tiranës: Nëse hidhni votën në ‘kënetë’, vendin e pret fati i Maqedonisë së Veriut
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim sot, ku prezantoi kandidatët për deputetet të Partisë Socialiste. Rama është shprehur se kandidatët e PS janë “shalqi me provë”, por ka ende plagë për t’u mbyllur. Kryeministri e cilësoi se çdo votë e dhënë në një numër tjetër, përveç atij 5, është një votë e hedhur dëm. Më tej, ai shtoi se PS në këto zgjedhje parlamentare do të numërojë 1 milion vota dhe pret që pas rezultatit opozita ta akuzojë atë për vjedhje.
“Me këtë skuadër u kemi dhënë një buqet që mund të zgjedhin përfaqësuesin e tyre në kuvend. I kemi dhënë të rinjve dhe të rejave mundëisn të bëjnë zgjedhjen e tyre duke qenë opjesë e kësaj skuadre. U kemi dhënë mundëisnë që duke votuar për PS të zgjedhin një vajzë një djalë, një grua apo burrë pa pasur dyshim që do përfaqësohen dënjësisht. Me të gjitha kapacitetet tona kemi ndërtuar partinë më të re që është sot në fletën e votmit për Tiranën.
Një parti të re, ama një shalqi me provë që brenda vetes ka dhe eksperiencën e këtyre viteve qeverisje duke i dhënë qyetarëve të Tiranës mundësinë që të shohin përpara përmes të resë dhe të ndihen të sigurt që rruga jonë ëprpara është e garantuar përmes eksperiencës. Tek të tjerët majtas dhe djathtas fletës së votimit, jo rastësisht ne jemi në mes janë ose të kalbur ose pa asnjë eksperiencë. Hedhja e votës kudo tjetër përveçse te kutia e PS është ta çosh votën kot.
Dhe 11 Maji duhet të jetë i tillë, që kur ne të tjerët të numërojmë 1 milionë votat, në 12 Maji të gjithë të vazhdojnë punën qetësisht që mos të ketë luhatje çfarë do bëhet. Është një historike për tu kuptuar, është një gabim historik që mund të ngelet si plagë. Ne e kemi humbur dikur trenin e historisë. Në 11 Maj kalon treni i historisë për të mbyllur negociatat dhe për të anëtarësuar Shqipërinë brenda kësaj dekade. Të thuash që procesin mund ta bëjnë dhe të tjerët. Ata nuk mund ta bëjnë dot. Në rastin më të mirë atyre, që mos të kishin njomje të të ndenjurave në kënetë, ata hanë në kënetë, flenë në kënetë, qëndrojnë në kënetë. Do t’u duheshin 6 muaj kohë që të vij 2027. Atëherë ne do ta pësojmë si e pësoi Maqedonia. Maqedonia është bërë kandidate në 2005 kur Kejsi kandidatja jonë ka qenë në maternitet.
Të kesh sot një fëmijë 14 vjeç, që në 2029 do bëhet 18 dhe do kërkojë të shkojë në universitet, dhe ti të mos votosh që fëmija jot të ketë pasaportën e BE dhe të shkojë ku të dojë si student europian, çfarë kuptimi ka kjo? Ku ta çosh votën? Në kënetë, apo te ca moçale të tjera aty rrotull, kushërinj me kënetën?! Të kërkohet që me votën tënde t’i buzëqeshësh fatit europian të Shqipërisë. Shikoni skuadrën tonë në Tiranë, listën e mbyllur këtu në Tiranë… lisa jonë e mbyllur me njerëz të rinj, ka një moshë shumë më të re se lista e tyre e mbyllur, ka më shumë gra dhe vajza se lista e tyre e mbyllur, dhe ka aty brenda filozofinë e kësaj skuadre dhe vizionit tonë, një parti e re për Shqipërinë në BE. Ne sot duam jo vetëm mandatin e 4, por me këtë skuadër kemi bërë një investim për Shqipërinë 2030. Shiko tani listën e tyre të mbyllur.
I ndiqni ju ato që nxjerr unë me bufin? Që kanë ato gropat me pemë që më pas dalin nga sqetulla të tjerët? Ajo lista e mbyllur është ajo gropa në pemë… ajo është listë për opozitë, që kur të humbë bufi të bëjë atë që ka bërë gjithmonë… na i vodhën, revolucion dhe mos ketë aty asnjë që t’i thotë ‘o buf, boll”, tha Rama./ZËRI
Burimi