Zgjedhjet në Kosovë/ Vuçiç: Serbët të votojnë, garanci që Kurti nuk do t’i dëbojë
👁1229
Aleksandër Vuçiç
SERBI-Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u bëri thirrje serbëve të Kosovës që të votojnë në zgjedhjet që po mbahen sot. Vuçiç gjithashtu u bëri thirrje serbëve të votojnë Listën Serbe, sepse sipas tij është e vetmja garanci që Albin Kurti nuk do t’i dëbojë.
“Po shfrytëzoj rastin t’u bëj thirrje të gjithë serbëve nga Kosova që të votojnë, që të mos jetë e vështirë për ta. Dhe për të votuar për Listën Serbe, sepse Lista Serbe është garancia e vetme që Kurti nuk do t’i dëbojë serbët nga Kosova,” tha Vuçiç.
Burimi