![Zgjedhjet në Kosovë/ Voton kandidati për kryeministër i LDK dhe PDK](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2025/02/zgjedhjet-ne-kosove-voton-kandidati-per-kryeminister-i-ldk-dhe-pdk_67a87d56b148b.png-730x440-lajmidites.com.webp)
Zgjedhjet në Kosovë/ Voton kandidati për kryeministër i LDK dhe PDK
Lumir Abdixhiku dhe Bedri Hamza
KOSOVË-Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryeministër Bedri Hamza, ka votuar të dielën në Mitrovicë, qytetin prej nga është.
“Në fund sovrani vendos, qytetarët votojnë. Për mua çdo rezultat që votojnë qytetarët e Kosovës është i pranueshëm, jam optimist. Ka qenë një fushatë e gjatë, por jam i lumtur që gjatë gjithë kohës e kemi ruajtur pozitivitetin”,-u shpreh ai.
Edhe kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka votuar për zgjedhjet parlamentare në shkollën Faik Konica në Prishtinë. Abdixhiku ftoi të gjithë qytetarët me të drejtë vote që të votojnë për të vendosur për “fatin e tyre dhe të Republikës së Kosovës” për katër vjetët e ardhshëm.
Në Kosovë mbahen sot zgjedhjet parlamentare, të parat të rregullta që nga shpallja e pavarësisë më 2008. Në garë janë 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur, si dhe katër kandidatë për kryeministër: Albin Kurti nga LVV-ja, Bedri Hamza nga PDK-ja, Lumir Abdixhiku nga LDK-ja dhe Ramush Haradinaj nga koalicioni AAK-Nisma dhe partnerët e tjerë. Pas përfundimit të procesit të votimit, në 941 qendra të votimit, do të nisë numërimi i fletëvotimeve për subjektet politike, gjë që mundëson publikimin e shpejtë të rezultateve paraprake./ZËRI
Burimi