![Zgjedhjet në Kosovë/ Numërohen 5% e kutive, kryeson LVV, e ndjek PDK](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2025/02/zgjedhjet-ne-kosove-numerohen-5-e-kutive-kryeson-lvv-e-ndjek-pdk_67a917dd673c6.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Zgjedhjet në Kosovë/ Numërohen 5% e kutive, kryeson LVV, e ndjek PDK
Foto ilustruese
PRISHTINË- Numërimi i votave në Kosovë ka nisur që në orën 19.00 dhe deri më tani janë “lexuar” pak më shumë se 5 për qind e fletave të hedhura në kuti.
Nga të dhënat e deritanishme, KQZ-ja bën të ditur se Lëvizja Vetëvendosje prin me 37.18 për qind të votave, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 25.10 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.28 për qind, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 8.86 për qind dhe Lista për Familjen me 1.46 për qind.
“Exit poll-et” parashikojnë një fitore të LVV, por nuk krijon dot qeveri. Në garë ishin 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur, si dhe katër kandidatë për kryeministër: Albin Kurti nga LVV-ja, Bedri Hamza nga PDK-ja, Lumir Abdixhiku nga LDK-ja dhe Ramush Haradinaj nga koalicioni AAK-Nisma dhe partnerët e tjerë./ZËRI
Burimi