Zgjedhjet/ Haradinaj: Qeverinë e re të Kosovës do ta formojnë partitë e opozitës

Zgjedhjet/ Haradinaj: Qeverinë e re të Kosovës do ta formojnë partitë e opozitës

Ramush Haradinaj

PRISHTINË- Ramush Haradinaj, kryetari i AAK-së, njëherësh lider i koalicionit të partisë së tij me Nismën dhe partnerët, është shprehur optimist për votat që ka marrë këto zgjedhje. Në reagimin e tij të parë, ai u shpreh se opozita i ka fituar zgjedhjet, duke shtuar menjëherë rrugën për bashkëpunim me partitë e tjera. Madje theksoi se nuk është i interesuar për koalicion me LVV.
“Nga exit-pollet, ne jemi të sigurt se kemi rezultat dyshifror. Për rreth 1 orë e gjysmë do të t’i kemi rezultatet nga komisionet komunale zgjedhore. Ajo që më gëzon është fakti se opozita i ka fituar këto zgjedhje dhe i uroj opozitës fitoren dhe pres me padurim që të bashkëpunojmë për krijimin e qeverisë së opozitës,”-u shpreh Haradinaj.
Pas 12 orëve votime, mbyllen zgjedhjet në Kosovë. Tashmë ka nisur procesi i numërimit, ndërsa KQZ bën me dije se rezultatet e para zyrtare të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë priten pas orës 21:00. “Exit poll-et” parashikojnë një fitore të LVV, por nuk krijon dot qeveri. Në garë ishin 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur, si dhe katër kandidatë për kryeministër: Albin Kurti nga LVV-ja, Bedri Hamza nga PDK-ja, Lumir Abdixhiku nga LDK-ja dhe Ramush Haradinaj nga koalicioni AAK-Nisma dhe partnerët e tjerë./ZËRI
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente