Zbulohet ilaçi më i mirë se Ozempic për humbje peshe

Zbulohet ilaçi më i mirë se Ozempic për humbje peshe

Ozempic dhe Mounjaro

SHBA- Ndërsa popullariteti i barnave të përdorura për humbje peshe është në rritje, një studim i ri ka hedhur dritë se cili ilaç është me efektivi për humbjen e peshës. Sipas një studimi të botuar të hënën në JAMA Internal Medicine, Mounjaro, një ilaç me përbërësin kryesor “tirzepatide”, u zbulua se ishte më i dobishëm për t’i ndihmuar njerëzit të humbin peshë dhe të ruajnë humbjen e peshës sesa Ozempic.
Sipas mediave të huaja, individët që merrnin Mounjaro kishin tre herë më shumë gjasa për të humbur 15% ose më shumë të peshës totale të trupit krahasuar me ata që merrnin “semaglutide’, përbërësi aktiv që gjendet në Ozempic. Ky studim u zhvillua për 12 muaj dhe analizoi më shumë se 18,000 pacientë me obezitet, me dhe pa diabet të tipit 2. Studimi zbuloi se pacientët pa diabet humbën më shumë peshë sesa pacientët me diabet. Sipas autorëve të studimit, nevojiten më shumë kërkime për të kuptuar pse ‘Mounjaro’, me përbërësin aktiv tirzepatide ishte më efektiv për humbjen e peshës.
Të dy Ozempic dhe Mounjaro janë miratuar nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave për të trajtuar diabetin e Tipit 2, por disa mjekë përshkruajnë ilaçin si jo të duhurin për humbje peshe. Ilaçet, të cilat zakonisht merren një herë në javë si injeksione, funksionojnë duke ndihmuar pankreasin të rrisë prodhimin e insulinës për të lëvizur sheqerin nga gjaku në indet e trupit. Ato gjithashtu ngadalësojnë lëvizjen e ushqimit nëpër stomak dhe frenojnë oreksin, duke shkaktuar kështu humbje peshe.
Studimet klinike kanë treguar që përdoruesit e ilaçeve mund të humbasin midis 5% dhe 20% të peshës së tyre trupore me ilaçe, ndërsa specialistët mjekësorë theksojnë se përdorimi i ilaçeve për të humbur peshë kërkon gjithashtu stërvitje kardio dhe forcë, por edhe ndryshimin e dietës që përfshin proteina dhe ushqime me pak sheqerna.
Efektet anësore më të zakonshme të raportuara të medikamenteve të përdorura për humbje peshe janë të përzierat dhe kapsllëku, por raportohen gjithashtu sëmundje të fshikëzës së tëmthit dhe pankreasit./ZËRI
Burimi