
“Xhaminë e Namazgjasë e inauguroi PD”, Rama përballet me të ftuarën: Donin ta bënin supermarket
Podcast
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka treguar disa nga prapaskenat e ndërtimit të Xhamisë së Namazgjasë. Mes të ftuarve ishte dhe një prej kandidatëve për deputetë që është [ërfaqësuese e komunitetit myslimane. Edlira Dyrmishi tha se kishte qenë në inaugurimin që Partia Demokratike kishte bërë për Xhaminë e Namazgjasë.
Pjesë e bisedës:
Kryeministri Edi Rama: Xhaminë e Namazgjasë e bëri Partia Demokratike? Është më e thellë se kaq apo jo?
Edlira Dyrmishi: Unë kam qenë kur e ka inauguruar dhe Partia Demokratike. Të rrimë shtrëmbër të flasim drejtë. Pyetja ishte, a është politike kjo xhami? Unë them që politike ishte vonesa e hapjes dhe merita i takon Kryeministit. Nuk ishte qëllimi im që të hedh shashka
Kryeministri Edi Rama: Këtu ne me politikë merremi. Po flasim për fakte, sipas meje. Namazgjaja u bë, mjet këmbimi. U dha Namazgjaja për xhami dhe u kërkua të bëhej pallat dhe supermarket bashkë me xhami. Jo një xhami në kushtet që është sot. Dhe dihet se kush do bënte pallatin dhe supermarketin dhe kush do bënte xhaminë. Xhamia ishte e bllokuar. Fati e desh që në atë kohë. Dhe u dha Namazgjaja si reagim ndaj ndërtimit të xhamisë te Pallati i Kulturës që ishte një superprojekt dhe aty u këput filmi PD-së se aty iku në opozitë. Kur kam ardhur unë, kam thënë ky projekt nuk bëhet dhe kjo do të jetë vetëm xhami. Jo e afaristëve dhe e komunitetit. Xhamia nuk mund të jetë si shtesë dhe supermarket. Këtë i kam thënë dhe Kryeministrit të Turqisë.
Burimi