
Vritet lideri i Shtetit Islamik në Irak e Siri
Abdallah Makki Muslih al-Rifa
IRAK- Një udhëheqës i lartë i Shtetit Islamik (IS) në Irak dhe Siri është vrarë në një operacion nga pjesëtarë të shërbimit inteligjent të Irakut bashkë me forcat e koalicionit të udhëhequra nga SHBA-ja, ka thënë kryeministri irakian. Abdallah Makki Muslih al-Rifa, i njohur si Abu Khadija, “konsiderohej si një prej terroristëve më të rrezikshëm në Irak dhe botë”, sipas kryeministrit Mohammed Shia al-Sudani, raporton BBC.
Rifai ishte kreu i organit më të lartë vendimmarrës të IS dhe ishte përgjegjës për operacionet, logjistikën dhe planifikimin e kryer nga IS globalisht, tha Komanda Qendrore e SHBA. Edhe Presidenti amerikan Donald Trump reagoi për vrasjen e tij në një postim në platformën e tij të mediave sociale Truth Social.
“Jetës së tij të mjerë iu dha fund, së bashku me një anëtar tjetër të shtetit islamik, në koordinim me qeverinë irakene dhe qeverinë rajonale kurde. PAQE PËRMES FUQISË!” ka shkruar ai.
Sulmi ajror përkoi me vizitën e parë të kryediplomatit të Sirisë në Irak, gjatë së cilës të dy vendet u zotuan të punojnë së bashku për të luftuar Shtetin Islamik./ZËRI
Burimi