Vritet 17-vjeçari shqiptar në Itali, dy persona në pranga
👁2130
Foto ilustruese
ITALI- Një 17-vjeçar shqiptar është vrarë me thikë mbrëmjen e djeshme në Itali. Mediet fqinje bëjnë me dije se dy persona janë arrestuar, pasi dyshohen si autorë të vrasjes. Trupi i pajetë i të miturit u gjet në parkun Baden Powell në qendër të Peskarës.
Autorët janë gjithashtu të mitur, njëri prej tyre djali i një polici, ndërsa tjetri djali i një avokati të njohur.
Menjëherë pas ngjarjes së rëndë, ata kanë shkuar për të notuar në det.
Rindërtimi
Goditja me thikë duket se ka ardhur pas një debati, por arsyet nuk janë ende të qarta. Duket se shkak ka qenë një borxh, por ende nuk është e qartë nëse lidhej me tregtimin e drogës.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme dhe kufoma është gjetur në orët e vona të mbrëmjes.
Burimi