Vrau të ëmën se e abuzonte/ Historia e saj ka bërë bujë në gjithë botën, Gypsy Rose njofton se po pret fëmijën e parë

Vrau të ëmën se e abuzonte/ Historia e saj ka bërë bujë në gjithë botën, Gypsy Rose njofton se po pret fëmijën e parë

Gypsy Rose Blanchard

SHBA- Gypsy Rose Blanchard do të bëhet nënë. Ylli i “The Gypsy Rose: Life After Lockup”, 32 vjeç, po pret fëmijën e saj të parë me të dashurin Ken Urker, 31 vjeç. Blanchard ndau lajmin emocionues në një video në “Youtube” të titulluar “Unë jam shtatzënë, udhëtimi im deri tani”. 
“E di që thashethemet po qarkullojnë për një kohë të gjatë dhe jam e lumtur të njoftoj se jam 11 javë shtatzënë. Ken dhe unë presim fëmijën tonë të parë në janar të vitit 2025. Kjo nuk ishte aspak e planifikuar, ishte krejtësisht e papritur, por ne të dy jemi shumë të emocionuar për të ndërmarrë këtë udhëtim të ri prindëror,”- tha ajo.

Ajo u njoh me të dashurin e saj teksa vuante dënimin në burg për rolin e saj në vrasjen e nënës së saj. Urker i propozoi për martesë në vitin 2018 dhe lidhja e tyre më pas përfundoi disa vite përpara lirimit të saj nga burgu në vitin 2023. Në kohën e lirimit të saj, Blanchard ishte e martuar me Ryan Anderson, me të cilin u martua ndërsa ishte në burg. Por pas lirimit të saj, çifti u divorcua. 
Pse u bë e famshme Blanchard?
Kur Gypsy Rose Blanchard mbushi 23 vjeç, ajo i dha një thikë të dashurit të saj të atëhershëm dhe u fsheh në një banjë, ndërsa ai godiste vazhdimisht nënën e saj. Për vrasjen, Godejohn po vuan dënim të përjetshëm në Misuri. Ndërsa Blanchard u lirua më vonë për shkak të abuzimit që ajo kishte përjetuar nga nëna e saj. Historia e Gypsy Rose është përfshirë në dokumentarin e HBO-së të vitit 2017 “Mommy Dead and Dearest” dhe mini-serialin Hulu 2019 “The Act”./ZËRI
Burimi