
Votimet në Kosovë/ KQZ: Pjesëmarrja në zgjedhje nën 40%, më pak se në 2021
👁2429
Foto ilustruese
PRISHTINË- Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka dhënë detajet finale të procesit të votimit për zgjedhjet parlamentare në Kosovë. Pas procesimit të më shumë se 90 për qind të votave, ai tha se pjesëmarrja në votime ka qenë 40.04 për qind. Por kjo përqindje shënon ulje, pasi në zgjedhjet e vitit 2021, pjesëmarrja ka qenë 48.78%.
Rezultatet e para zyrtare të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë priten pas orës 21:00. Në garë ishin 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur, si dhe katër kandidatë për kryeministër: Albin Kurti nga LVV-ja, Bedri Hamza nga PDK-ja, Lumir Abdixhiku nga LDK-ja dhe Ramush Haradinaj nga koalicioni AAK-Nisma dhe partnerët e tjerë./ZËRI
Burimi