Vijon SKANDALI, Wizz Air dhe Ryanair shtyjnë 13 fluturime, 3 të tjera anulohen
Wizz air
TIRANË- Vijon skandali me kompaninë ajrore Wizz Air. Raportohet se këtë të enjte janë anuluar 3 flutrurime. Bëhet fjalë për dy fluturime nga Gjermania dhe një tjetër nga Milano që do duhej të mbërrinin në Tiranë rreth orës 1 të natës, ndërsa në faqe nuk ka asnjë orar se kur është parashikuar nisja. Probleme ka pasur dhe me kompaninë Ryanair, raporton Report Tv. Në total të dy kompanitë kanë pasur këtë të enjte 13 fluturime të shtyra, ndërsa ende nuk ka asnjë reagim nga autoritetet.
Fluturimet e anuluara
Hahn Germany-Tiranë- Ëizz Air (Duhej të mbërrinte në 00:35)
Milano-Tiranë- Ëizz Air (Duhej të mbërrinte në 00:55)
Nuremberg Germany- Tiranë- Ëizz Air (Duhej të mbërrinte në 00:55)
Fluturimet e shtyra
Romë Fiumicino- Tiranë-Ryanair
Romë Ciampino-Tiranë- Ryanair
Rome Fiumicino- Tiranë- Ëizz Air
Ancona- Tiranë- Ëizz Air
Treviso-Tiranë- Ëizz Air
Pescara-Tiranë- Ëizz Air
Nice- Tiranë- Ëizz Air
Rome Fiumicino- Tiranë- Ëizz Air
Tiranë-Verona – Ëizz Air
Tiranë- Karlsruhe Germany- Ëizz Air
Tiranë- Memmingen/Munich- Ëizz Air
Pothuajse çdo ditë, edhe në redaksinë e ZËRIT, vijnë denoncime në drejtim të kompanisë Wizz Air. Edhe përmes një komunikimi zyrtrar që ZËRI ka pasur me Autoritetin e Aviacionit Civil, na është konfirmuar se Wizz Air është linja me më shumë problematika sa i takon anulimit dhe shtyrjes së udhëtimeve./ZËRI
Burimi