Vendimi i Këshillit të Ministrave, central fotovoltaik në territorin e aeroportit të Kukësit

Vendimi i Këshillit të Ministrave, central fotovoltaik në territorin e aeroportit të Kukësit

Vendimi i Këshillit të Ministrave, central fotovoltaik në

Foto ilustruese

TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar ndërtimin e një centrali gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike për vetëprodhim në territorin e Aeroportit të Kukësit. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, centrali nuk është objekt koncensioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse në territorin e Aeroportit të Kukësit sipas vendimit të Këshillit të Ministrave.

Ky impiant me kapacitet të instaluar prej 12 MW do të ndërtohet nga shoqëria “Global Technical Mechanics” sh.p.k, e cila ka ndërtuar dhe aeroportin e Kukësit. Kompania ka një afat 36 muaj për ndërtimin dhe vënien në punë të tij. Centrali do të funksionojë deri në përfundim të afatit të kontratës koncesionare të Aeroportit të Kukësit.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, së bashku me Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore, do të ushtrojnë mbikëqyrje të rregullt për të siguruar përputhjen e punimeve dhe operimit me standardet e parashikuara. Shoqëria investuese do të duhet të raportojë periodikisht mbi progresin dhe të respektojë kushtet e vendosura në licencat dhe autorizimet mjedisore.

Gjithashtu, kompania do të japë 2% të prodhimit vjetor të energjisë falas për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë ose ta konvertojë atë në vlerë monetare për buxhetin e shtetit.

VENDIMI

Miratimin e ndërtimit të centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike për vetëprodhim dhe veprave ndihmëse, i cili nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse, në territorin e Aeroportit të Kukësit, sipas vendimit nr.146, datë 20.3.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e kontratës së koncesionit/partneritet publik privat, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Bashkimit të Operatorëve Ekonomikë “Global Technical Mechanics”, sh.p.k., dhe “Bami”, sh.p.k., si koncesionari, dhe shoqërisë koncesionare “Kukës International Airport”, sh.p.k., për rehabilitimin, operimin, transferimin e Aeroportit të Kukësit”, me elementet, si më poshtë vijon:

a) Emri i aplikuesit: Shoqëria “Global Technical Mechanics”, sh.p.k.;

b) NIPT/NUIS: L71529026M;

c) Tipi i centralit: Fotovoltaik;

ç) Kapaciteti i instaluar: 12MË;

d) Afati i pritshëm i vënies në punë dhe pajisja me leje ndertimi: Koha për ndërtimin, pajisjen me lejen e ndërtimit dhe vënien në operim të impiantit fotovoltaik do të jetë brenda 36 (tridhjetë e gjashtë) muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi;

dh) Vendndodhja e burimit gjenerues të energjisë: në territorin e Aeroportit të Kukësit, njësia administrative Shtiqën, Bashkia Kukës, Qarku Kukës;

e) Afati i operimit: deri në mbarimin e afatit të kontratës së koncesionit, sipas vendimit nr.146, datë 20.3.2019, të Këshillit të Ministrave;

ë)  Koordinatat e tokës dhe planvendosja sipas aneksit 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi;

f) Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore kanë të drejtë të ushtrojnë mbikëqyrje të përgjithshme me afate 3-mujore gjatë realizimit, vënies në punë dhe operimit, me synim që të verifikojnë se ecuria e punimeve, cilësia, konformiteti dhe operimi janë në përputhje me programin e përgjithshëm të realizimit dhe të dokumentacionit të projektit;

g) Shoqëria “Global Technical Mechanics”, sh.p.k., ka detyrimin që:

Të paraqesë periodikisht (çdo tre muaj) pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore informacion për ecurinë e ndërtimit të centralit fotovoltaik;

të respektojë kushtet e përmendura në lejet, licencat dhe autorizimet paraprake mjedisore, lëshuar nga institucionet përgjegjëse kombëtare;

iii. të dorëzojë sigurimin e kontratës, në masën jo më pak se 5% të vlerës së investimit, përpara nënshkrimit të kontratës, ndërmjet shoqërisë “Global Technical Mechanics”, sh.p.k., dhe ministrisë. Në këtë kontratë përcaktohen të drejtat dhe detyrimet e palëve për realizimin e këtij projekti, penalitetet, në rast mosrealizimi, si dhe çështje të tjera që lidhen me zbatimin e saj;

t’i japë falas, në formë royalty, ministrisë përgjegjëse për energjinë sasinë e energjisë elektrike, në masën 2 (dy) % të sasisë vjetore të prodhimit të energjisë elektrike ose konvertimin e saj në vlerë monetare. Në rast konvertimi në vlerë monetare, shuma duhet të derdhet tërësisht në buxhetin e shtetit;

të përmbushë detyrimin, sipas rastit, që një pjesë e prodhimit të burimit gjenerues të energjisë t’i shitet furnizuesit publik, sipas legjislacionit në fuqi.

Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe shoqëria “Global Technical Mechanics”, sh.p.k., për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”./ZËRI

Burimi