Vëllai i vjedh “Range Rover”-in vëllait në Elbasan

Vëllai i vjedh “Range Rover”-in vëllait në Elbasan

Vëllai i vjedh “Range Rover”-in vëllait në Elbasan

Foto Ilustruese

ELBASAN– Një 54-vjeçar me inicialet T.H., është vënë në pranga pasi akuzohet se ka vjedhur makinën e vëllait të tij, tip “Range Rover”. Denoncimi është bërë nga L. H., 52 vjeç, që ka deklaruar se gjatë natës i kishin vjedhur automjetin tip “Range Rover”, të parkuar në lagjen “Beqir Dardha”. Automjeti u gjet një ditë pas denoncimit teksa drejtohej nga vëllai i tij, pa dijeninë e tij.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin T. H., 54 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Vjedhja”. Ditën e djeshme, ka kallëzuar shtetasi L. H., 52 vjeç, se gjatë natës i kishin vjedhur automjetin tip “Range Rover”, të parkuar në lagjen “Beqir Dardha”, shërbimet e Policisë mesditën e djeshme, kanë lokalizuar automjetin në lagjen “Luigj Gurakuqi”, dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasinT. H., 54 vjeç, (vëllai i shtetasit L. H.), që u kap duke drejtuar automjetin.

Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente