Veliaj mbyll Instagramin? Kryebashkiaku sqaron ç’ndodhi: Sapo u rikuperua nga hackerimi, do kthehem!
Erion Veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj ka humbur (përkohësisht) rrjetin e tij social në Instagram. Në këtë rrjet, Veliaj ishte shumë aktiv, duke postuar disa herë në ditë, foto nga aktivitetet që bënte, apo të njerezve që takonte. Por prej disa orësh, llogaria e tij me thuasje 400 mijë ndjekës nuk shfaqet më në këtë platformë. Kjo ngjarje pati mbulim nga disa media, por edhe nga faqja satirike Lolita Albania në Facebook, që raportuan “humbjen” e llogarisë së kryetarit të Bashkisë Tiranë.
Më shumë detaje lidhur me atë që ka ndodhur dha vetë Veliaj. Kësaj here me një video në rrjetin social “X” (ish-Twitter), socialisti zbuloi se faqja e tij kishte rënë ‘pre’ e hakerave, por tashmë ishte rikuperuar sërish. Megjithatë nuk është ende aktive për t’u aksesuar nga ndjekësit.
MOMENTI ME VIDEO:
“Jam shkri sot duke qesh me lot. Të gjithë këta njerëzit që deri dje thoshin “na çmeni, pse e nxjerr çdo gjë në Instagram, ça janë këto punë publike, ça janë këto pemë”…Krejt papritur u shqetësua gjithë opozita sot ku është Instagrami i lalit. Instagrami do të kthehet, sapo e kemi rikuperuar nga hackerimi. Po edhe kjo puna hip se të vrava, zbrit se të vrava si e vetmja mënyrë për opozitë…sikur nuk shkon!,”-dëgjohet Veliaj në videon e postuar në rrjetin e tij social “X”.
Ironia e Veliaj me ata që u “shqetësuan” për llogarinë e tij, nuk u ndal vetëm me videon, por edhe me përshkrimin që vuri krahas saj: Kësaj i thonë me t’ra dielli n’ballkon!/ZËRI
Burimi