VD/ Vetëm me të brendshme, hyri tek fqinjët për t’i shpëtuar Policisë, arrestohet i riu në Tiranë

VD/ Vetëm me të brendshme, hyri tek fqinjët për t’i shpëtuar Policisë, arrestohet i riu në Tiranë

Pamjet nga aksionit

TIRANË- Një 35-vjeçar është futur me forcë në banesën e fqinjëve të tij vetëm për t’i shpëtuar arrestimit nga Policia e Shtetit. 35-vjeçari, i identifikuar me inicialet A.V., kishte shkuar sot në një tabakino në zonën e Unazës së Re. Pasi ka marrë disa produkte, u largua me vrap pa e bërë pagesën. Kështu që pas denoncimit të bërë nga punonjësi i tabakinos, Policia u vu pas 35-vjeçarit.
Kur kuptoi që po e ndiqnin, tentoi që të fshihej tek fqinjët e tij, ndërsa e gjithë skena e publikuar nga “VizionPlus” është filmuar nga dëshmitarët. Por tentativa për t’i ikur Policisë i shkoi kot, pasi sërish përfundoi në prangat e Policisë.

NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin A. V., 35 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas, ditën e sotme, ka shkuar në një tabakino në Unazë të Re, ka marrë disa produkte dhe më pas është larguar pa kryer pagesën. Pas marrjes së informacionit për vendndodhjen e tij, shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë.
Gjatë ndërhyrjes nga Policia, 35-vjeçari ka dëmtuar banesën ku qëndronte dhe ka hyrë në një banesë tjetër, që t’i shmangej Policisë. Më pas, gjatë shoqërimit, ai ka kundërshtuar me forcë dhe nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë. (Videoja gjatë neutralizimit të 35-vjeçarit nga shërbimet e Policisë, është publikuar në disa rrjete sociale). Pas verifikimeve të kryera ke rezultuar se ky shtetas ishte shpallur në kërkim për llogari të Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë. Materialet i kaluan Prokurorisë./ZËRI
Burimi