VD- Sherri për ‘vajzat’ me Fatjon Dautin, Barami promovonte jetën e luksit në “Tik Tok”
Marjo Barami
TIRANË- Marjo Barami, i cili u përplas fizikisht me Fatjon Dautin, pas përplasjes së mjeteve luksoze “Audi A8” dhe “Porche Cajen” me targa angleze nga dy vajzat shofere, jetën e luksit e promovonte edhe në rrjetet sociale. Nga plazhi, kuajt dhe frekuentimi i jetës së natës, Barami shfaqet mjaft aktiv në TikTok.
Sherri në TEG
Pasi vajzat lajmëruan të afërmit, i pari që ka mbërritur ka qenë Fatjon Dauti, i cili më pas është konfliktuar me të afërmin e njërës prej shofereve, Marjo Baramin. Sqarimi mes tyre ka përfunduar në përplasje fizike, madje dhe në nxjerrien e armës së zjarrit. Barami dhe Dauti gjatë konfliktit janë goditur edhe me sende të forta, ku ky i fundit ka pësuar lëndime. Policia në vendin e ngjarjes, ka gjetur edhe një armë zjarri, por ende nuk është konfirmuar se cilit prej personave të përfshirë në sherrin e dhunshëm i përket./ZËRI
Burimi