Vajza e Agron Llakaj emërohet drejtoreshë e Metrologjisë

Vajza e Agron Llakaj emërohet drejtoreshë e Metrologjisë

Vajza e Agron Llakaj emërohet drejtoreshë e Metrologjisë

Alkida Llakaj

TIRANË– Alkida Llakaj, vajza e aktorit të njohur të Agron Llakaj është emëruar drejtoreshë në Drejtorinë e Përgjithshme të Metrologjisë, një post ky shumë i rëndësishëm. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gonxhja njofton se Llakaj ka një përvojë prej 14 vitesh në institucione të rëndësishme publike.

“Tjetër kapacitet me vlera i shtohet ekipit drejtues të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Me një përvojë 14-vjeçare në institucione të rëndësishme publike, Alkida Llakaj sjell ekspertizë në auditim, mbikëqyrje institucionale dhe përmirësimin e qeverisjes publike. Llakaj është diplomuar në State University of Neë York dhe Universitetin e Tiranës, një MSc në Politika dhe Qeverisje në Europë, si dhe studime të avancuara doktorale, Alkida Llakaj vjen në këtë detyrë me një vizion të qartë për forcimin e standardeve metrologjike dhe rritjen e transparencës institucionale”, shprehet Gonxhja.

Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë është një institucion publik dhe i specializuar që zotëron aftësitë dhe ekspertizën e nevojshme për t’u përdorur si referencë për të gjitha gjurmueshmëritë e matjeve në Shqipëri./ZËRI

Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente