
Vajza 7-vjeçare bie në koma, i shpërtheu lodra pasi ndoqi sfidën në TikTok
Scarlett
SHBA- Një vajzë 7-vjeçare nga SHBA është në koma pasi tentoi të kryente një sfidë në TikTok. Scarlett nga Misuri provoi të bënte NeeDoh, një lojë ku vendosni një lodër me alkool polivinil në frigorifer dhe më pas e ngrohni në mikrovalë.
Megjithatë, lodra e saj shpërtheu duke i shkaktuar djegie të rënda në trup.
“Gjithçka që dëgjova ishin britmat e saj. Ishte sikur të ishte goditur me thikë,”-tregoi babai i 7-vjeçares. Menjëherë e çuan në spital.
“Ishte e tmerrshme ta shihje sa e frikësuar ishte dhe sa shumë po vuante,”- tha e ëma e saj “me zemër të thyer.”
Aty mjekët vendosën ta fusin në koma artificiale, nga frika se djegiet do të shkaktonin ënjtje dhe mbyllje të sistemit të saj të frymëmarrjes. Scarlett u shtrua në spital për një javë dhe nga ajo ditë ushqehet me tub. Babai i saj po paralajmëron prindërit e tjerë që të hedhin produktet NeeDoh, duke përmendur incidentin e tmerrshëm, si gjënë më të vështirë që ai ka kaluar ndonjëherë në jetë./ZËRI
Burimi