
Ushtronin prostitucion, arrestohet administratorja e lokalit dhe një 39-vjeçare në Vlorë

Foto ilustruese
VLORË- Një rast protitucioni është goditur nga Policia në Vlorë. Bëhet me dije se është arrestuar arrestuar administratorja e lokalit, 41-vjeçarja Entela Kamberaj. Ajo shfrytëzonte për prostuticion një 39-vjeçare me klientë të ndryshëm që frekuentonin lokalin.
Po ashtu gjatë operacionit është sekuestruar një shumë parash e dyshuar e përfituar nga ky aktivitet i jashtëligjshëm.
“Si rezultat i këtij operacioni u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetaset:
Entela Kamberaj, 41 vjeçe dhe E. Ç., 39 vjeçe, të dyja banuese në Vlorë. Nga hetimet rezultoi se shtetasja Entela Kamberaj shfrytëzonte për prostitucion kundrejt pagesës shtetasen E. Ç., me klientë të ndryshëm që frekuentonin lokalin që 41-vjeçarja administronte, në qytetin e Vlorës”, njofton Policia.
Materialet në ngarkim të këtyre shtetaseve iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, “Shfrytëzimi i prostitucionit”, “Prostitucioni” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./ZËRI