U kap në flagrancë duke shpërndarë kokainë, pranga 30-vjeçarit shqiptar në Itali
👁7265
FOTO ILUSTRUESE
ITALI- Karabinierët e njësisë operative në Ascoli arrestuan mbrëmjen e së premtes (23 Gusht) një 30-vjeçar shqiptar me banim në Spinetoli, i cili u kap duke u shpërndarë kokainë dy përdoruesve të drogës në qytet, raportojnë mediat vendase. Policia i gjeti 30 doza kokainë të gatshme për trafikim.
Nga kontrolli i mëpasshëm u zbuluan edhe 15 gramë të së njëjtës lëndë narkotike. Shqiptari, emri i të cilit nuk u publikua në media, u arrestua. Krahas kokainës, 30-vjeçarit iu sekuestruan edhe dy celularë, të cilët do të analizohen për të identifikuar rrjetin e trafikut të drogës, nga i cili shqiptari siguronte drogën dhe më pas i shiste në sheshin e Picenës./ZËRI
Burimi