U arrestuan për spiunazh në Gramsh, Gjykata kthen Prokurorisë dosjen e rusëve dhe ukrainasit për plotësim

U arrestuan për spiunazh në Gramsh, Gjykata kthen Prokurorisë dosjen e rusëve dhe ukrainasit për plotësim

U arrestuan për spiunazh në Gramsh, Gjykata kthen Prokurorisë

Pamje nga seanca gjyqësore

ELBASAN- Gjykata e Elbasanit i ka kthyer për hetim Prokurorisë dosjen e dy rusëve dhe një ukrainasi, të cilët u arrestuan në uzinën e armëve në Gramsh, pasi u përplasen me rojet ushtarake. Tre ditë më parë, gjatë seancës gjykata vendosi që të kthejë dosjen për plotësim dhe i la afat prokurorisë deri në fund të muajit maj.

Hetimet po kryhen nga prokurori Kreshnik Ajazi. Svetlana Timofeeva dhe Mikail Zorin si dhe të ukrainasi Fedir Alpatov akuzohen për për spiunazh, ndërsa sipas hetimeve treshja kishte ardhur në Shqipëri për të mbledhur informata ushtarake dhe strategjike të sigurisë kombëtare, ndërkohë që një vit pas ngjarjes Timofeeva dhe Alpatov do të linin burgun për t’u ndjekur në gjendje të lirë ndërsa 23 vjeçari Mikali Zorin vijon ende masën sigurisë “arrest shtëpie”.

Ata u arrestuan më 20 gusht të vitit 2022, pas një incidenti që ndodhi në ish-uzinën e armëve në Gramsh. Ata u përplasen me ushtarët shqiptarë, në përpjekje për të hyrë në ish-repartin ushtarak, sipas tyre për të eksploruar, por nuk ishin në të njëjtin mendim autoritetet shqiptare./ZËRI

Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente