
U arrestua për vrasjen e Fatbardh Licit, Eria Ago ankimon vendimin në Apel (DËSHMIA)

Eria Ago dhe Safet Bajri
TIRANË– E dashura e Safet Bajrit, Eria Ago ka ankimuar në Apelin e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, masën e sigurisë “arrest me burg”. E reja ndodhet aktualisht në burgun e Pojskës në Pogradec. Në vitin 2018, dyshohet se Eria Ago, asokohe e dashura e Safet Bajrit ka dërguar këtë të fundit dhe Astmer Bilalin në lagjen Kiras, ku edhe kanë kryer vrasjen.
Avokatët e saj kanë kundërshtuar masën “Arrest me burg” me argumentin se provat e paraqitura nga SPAK nuk qëndrojnë. Po ashtu, kanë shtuar edhe faktin se e reja është shtruar në spitalin e burgut për shkak të gjendjes së rëndë psikologjike.
E reja, ka mohuar akuzat e ngritura ndaj saj, duke thënë se nuk ka dijeni në lidhje me ngjarje. Më tej, ajo ka shtuar se ditën e krimit ka qenë në Tiranë dhe jo në Shkodër. Por pavarësisht pretendimeve të saj, ajo akuzohet se ka rol aktiv në vrasje pasi drejtonte një nga makinat që u përdor në krim, pasi ka larguar nga vendi i ngjarjes, autorët e dyshuar Safet Bajrin dhe Astmer Bilalin.
Por cili është roli i saj në vrasjen e Lici?
Eria Ago akuzohet se ka transportuar nga Shkodra në Tiranë, Asmer Bilalin. Ajo është marrë në pyetje edhe në 2018 për të njëjtën ngjarje. E po ashtu, ka pranuar që ka qenë 3 javë e lidhur me Safetin, dhe një ditë para ngjarjes kanë qenë në një lokal me muzikë deri orët e para të mëngjesit. Ago është arrestuar më datë 26 shkurt, pasi Prokuroria e Posaçme e akuzon për “përkrahje të autorëve të krimit”, ndërkohë që më 21 shkurt të këtij viti Safet Bajri u arrestua nga SPAK, me akuzën se në bashkëpunim me Asmer Bilalin dhe kushëririn e tij të parë Behar Bajrin, se kanë organizuar dhe kanë kryer vrasjen e Licit, vëllait të Mustafa Licit dhe xhaxhait të Ibrahim, Muhamet dhe Hamza Licit.
Disa javë më parë, SPAK zbuloi se ka mbledhur prova të mjaftueshme për të zbardhur ekzekutimin e Fatbardh Licit, për të cilin ‘fajësoi’, Behar dhe Safet Bajrin dhe Astmer Bilalin. Po sipas SPAK, motivi i vrasjes së tij dyshohet se lidhet me faktin që Behar Bajri ka bërë fajtor Ibrahim Licin për vrasjen e ish-efektivit të Policisë së Shtetit, Boran Bërçana. Ky i fundit u ekzekutua bashkë me bashkëjetuesen e tij, Silva Ndocin, në mjetin e tyre. Kështu për të marrë hak, Bajrajt dhe Bilalit.
Për të tre rëndojnë veprat penale: “vrasje me paramendim” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal në dëm të viktimës F.L, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”./ZËRI