‘Tre ditë vendimtare’, Berisha mesazh strukturave të PD-së: Na duhet mobilizim i paparë për 11 Korrikun

‘Tre ditë vendimtare’, Berisha mesazh strukturave të PD-së: Na duhet mobilizim i paparë për 11 Korrikun

Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, iu ka dërguar një mesazh të gjitha strukturave të PD-së, ku kërkon angazhim maksimal për protestën e datës 11 Korrik. Në mesazhin e Berishës, thuhet se 3 ditët e ardshme do të jenë vendimtare për mobilizimin e qytetarëve, si dhe për të dëshmuar në 11 Korrik që ata janë shumicë politike.
“Tre ditët e ardhëshme janë vendimtare per suksesin e protestës te 11 korrikut, e cila ka një rëndësi të jashtëzakonshme për opozitën. Ajo duhet me çdo kusht të jetë protesta më e madhe dhe më e fuqishme që ka njohur Tirana deri sot!
Ndaj është jetike që në këtë hark të shkurtër kohor të bëni gjithçka për mobilizimin më të paparë, për të garantuar pjesëmarrjen e çdo anëtari dhe antareje, mbështetësi dhe mbështetëse të PD në protestën e 11 korrikut.
Me 11 korrik, ne demokratet dhe demokratët edhe mbështetësit tanë duhet të dëshmojmë para shqiptarëve dhe botës se ne jemi shumica politike e vendit, e gatshme për çdo betejë, për çdo fitore! O sot o kurrë! Me 11 korrik të gjithë në Tiranë! Fitore!”, deklaron Berisha, i cili vetë e ka të pamundur që të jetë pjesë e protestës, pasi ndodhet që prej Dhjetorit nën masën e arrestit të shtëpisë.
Të gjithë eksponentët e PD-së, përfshirë deputetët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën që do të mbahet të enjten në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Protesta do të mbahet në orën 20:00 përpara godinës së Kryeministrisë. Sipas PD-së kjo është një protestë kundër padrejtësive, nëpërkëmbjeve, vjedhjeve dhe arrogancës së pushtetit të Rilindjes.
Disa prej kauzave për të cilat ptoteston opozita
-Mospërfundimi i rrugëve te premtuara për te disatën here, me afate përfundimi, 2019, 2020, 2021, 2022, deri 2023, si; Unaza e Tiranes, Rruga Qukës-Qafe-Plloçë, Rruga e Arbrit.
-Mospërfundimi i hekurudhës Durrës-Tirane, i filluar qe prej 8 vitesh (procesi i tenderimit ka zgjatur 5 vite), premtuar disa here për tu përfunduar dhe se fundmi i premtuar per vitin 2023.
-Mbyllja e aeroportit te Kukësit, i premtuar për fluturime ndërkombëtare dhe qe do te punësonte banoret e Kukësit.
-Si pasoje e PPP korruptive per zhvendosjen e Portit te Durrësit, rrezikojmë te ngelemi pa port mallrash.
-Mos furnizimi me ujë te pijshëm 24 ore, i premtuar disa here ne çdo fushate elektorale, qe nga 2013.
-Ne fushën e telekomunikacionit, ne 2013 PD e la tregun e telefonisë mobile me 4 operatore, sot është katandisur me 2 operatore duke monopolizuar këtë treg dhe duke sjelle si rezultat te mungesës se konkurrence, rritje te tarifave dhe dëmtim të konsumatorëve.
-Shqipëria urbane nën pushtimin rilindas u kthye në Republikën e Fasadave. 2.5 miliard euro të shqiptarëve u shpërdoruan në lyerje fasadash ballore të ndërtesave në qendrat e qyteteve.
-Rama e degjeneroi postin e Kryeministrit në Kryebashkiakun e Republikës. Ai prej 12 vjetësh ka anashkaluar të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë e Kryeministrit dhe po qeveris Shqipërinë së bashku me 81 drejtorët e tij lokal (kryebashkiakët) dhe drejtorët qendror (ministrat), i fokusuar në çështjet urbane të qyteteve të vendit. Produkti i kësaj qasje është pushkatimi përfundimtar i Nivelit Lokal të Qeverisjes, Demokracisë dhe Autonomisë Lokale.
-Rama e konvertoi veten në Kryearkitektin e Republikës. Shqipëria është i vetmi vend në botë ku Kryeministri jep lejet e ndërtimit. Si krijues i Mafies së Ndërtimit në vitet 2000 në Tiranë, Rama prej 12 vitesh shfrytëzon postin e Kryeministrit për të furnizuar klientelën e tij me leje ndërtimi edhe nga posti i Kryeministrit.
-Rama dhe Veliaj e kthyen ndërtimtarinë në sektorin e parë ekonomik të vendit. Pas mbi 1000 kullave dhe pallateve të ndërtuara në kohën kur Rama drejtonte Bashkinë e Tiranës, 10 milion metër katror ndërtimet e 8 viteve të fundit e kanë shkatërruar përfundimisht mundësinë që Tirana të jetë një qytet i jetueshëm./ZËRI 
Burimi