TRAGJIKE, 1,301 viktima në pelegrinazhin e këtij viti në Mekë
👁2275
Pamje nga Meka
Ministri i Shëndetësisë i Arabisë Saudite Fazad Al-Jalajal njoftoi sot se 1301 pelegrinë kanë vdekur gjatë haxhit të këtij viti, duke sqaruar se shumica nuk kishin leje për të marrë pjesë në pelegrinazhin vjetor mysliman në Mekë.
“Fatkeqësisht, numri i të vdekurve është 1301, prej të cilëve 83% nuk janë lejuar të kryejnë Haxhin. Ata kishin udhëtuar në distanca të gjata nën diell, pa strehë apo lehtësira të duhura”, tha agjencia zyrtare e shtypit saudite.
Mes viktimave kishte shumë të moshuar dhe të tjerë që vuanin nga sëmundje kronike./ZËRI
Burimi