
Tragjedia në Koçan/ Sot protesta në Shkup dhe në qytetet e tjera
Flamujt në Maqedoninë e Veriut
SHKUP- Maqedonia e Veriut ka ulur flamujt në gjysmështizë, pasi po mban 7 ditë zie kombëtare për tragjedinë me 59 viktima në Koçan. Ndërsa, protestues marshuan para Prokurorisë dhe Gjykatës në Koçan duke kërkuar drejtësi dhe të mbahen përgjegjës fajtorët. Po ashtu, mijëra persona kanë paralajmëruar protesta në Shkup. Ata do të mblidhen në orët e vona të mbrëmjes në sheshin qendror të qytetit.
Gjatë ditës së djeshme, protestuesit shkatërruan lokalin e pronarit të klubit të natës ‘Pulse”, ku ndodhi edhe tragjedia.
Maqedonia e Veriut dhe Koçani pas tragjedisë së disko, e cila la pas të paktën 59 të vdekur dhe më shumë se 155 persona të plagosur. Në qytetin e Koçanit banorët kanë ndezur qirinj në parkun e qytetit për të vrarët nga zjarri në diskotekën “Pulse”. Viktima më e re ishte vetëm 14 vjeç. Deri më tani janë ndaluar 23 persona, mes të cilëve edhe zyrtarë shtetërorë, ndërsa mbrëmë janë caktuar masa e paraburgimit për dhjetë persona. Disa nga të dyshuarit janë lënduar nga zjarri dhe ndodhen në spital./ZËRI
Burimi