Tragjedia në Koçan/ Mickoski: Qeveria është mobilizuar, po hetojmë ngjarjen!

Tragjedia në Koçan/ Mickoski: Qeveria është mobilizuar, po hetojmë ngjarjen!

Hristian Mickoski

SHKUP- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristian Mickoski ka reaguar pas tragjedisë të rëndë në Koçan, ku humbën jetën 51 persona dhe 118 të tjerë u plagosën. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mickoski shprehu ngushëllime për familjet e të ndjerëve. Më tej, ai bëri thirrje instuticioneve të drejtësisë të hetojnë ngjarjen e rëndë. Mickoski theksoi se Qeveria dhe institucionet do të bëjnë gjithçka që është e mundur për t’i ndihmuar familjet e prekura.
“Me pikëllim të thellë mora lajmin për tragjedinë e tmerrshme në Koçan. Kjo është një ditë e vështirë dhe shumë e trishtueshme për Maqedoninë. Humbja e kaq shumë jetëve të të rinjve është e pariparueshme dhe dhimbja e familjeve, të dashurve dhe miqve të tyre është e pamatshme. Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë dhe familjeve të të ndjerëve forcë për të përballuar këtë humbje të paimagjinueshme. Populli dhe Qeveria do të bëjnë të pamundurën që të paktën t’ua lehtësojnë sadopak dhimbjen. Qeveria është plotësisht e mobilizuar dhe do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të përballuar pasojat dhe për të përcaktuar shkaqet e kësaj tragjedie. Pas marrjes së të gjitha informacioneve, do t’i drejtohem publikut me më shumë detaje për hapat e ndërmarrë. Në këto kohë dhimbjeje të thella, kur zemrat tona janë thyer nga kjo tragjedi e tmerrshme, bëj thirrje për unitet, solidaritet, humanizëm dhe përgjegjësi. Zoti qoftë me familjet e viktimave, të lënduarve dhe me gjithë popullin e Maqedonisë”, tha ai.
Në orën 3 të mëngjesit, një klub nate në Mqedoninë e Veriut u përfshi nga flakët. Si pasojë e zjarrit, humbën jetën 51 persona dhe u plagosën 118 të tjerë. Në ambientet e lokalit ishin mbi 1500 qytetarë, të cilët po ndiqnin një koncert muzikor. Në një moment, dëgjohet një nga anëtarët e bandës muzikore duke iu bërë thirrje turmës që të dalin jashtë. Dyshohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike./ZËRI
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente