Tragjedia në Koçan! Ky është pronari i klubit të natës, ku humbën jetën 59 persona

Tragjedia në Koçan! Ky është pronari i klubit të natës, ku humbën jetën 59 persona

Dejan Jovanov Deko

MAQEDONIA E VERIUT-Personi në foto është Dejan Jovanov Deko, një nga pronarët e klubit të natës në Koçan, ku humbën jetën 59 persona dhe u plagosën 155 të tjerë. Jovanov është arrestuar menjëherë pas zjarrit, dhe këtë informacion e ka konfirmuar edhe Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut. Jovanov përveç, klubit “Pulse”, ku ndodhi tragjedia ka në pronësi edhe një lokal tjetër, si dhe kompani që merren me aktivitete të tjera.
Një nga kafenetë e Jovanit në rrugën Dimitra Vlahovica në qendër të Koçanit është sulmuar dje nga qytetarët të zemëruar për zjarrin e tmerrshëm dhe pakujdesi që dyshohet se ka sjellë deri te ai. Pas kësaj, qytetarët mbrëmë kanë gjuajtur me gurë edhe shtëpinë e tij , ndërsa disa media kanë raportuar se i kanë shkatërruar edhe makinën.
Në orën 3 të mëngjesit të 16 marsit një klub nate në Maqedoninë e Veriut u përfshi nga flakët. Si pasojë e zjarrit kanë humbur jetën 59 persona dhe 155 të tjerë janë plagosur. Në ambientet e lokalit ishin mbi 1500 persona, të cilët po ndiqnin një koncert muzikor. Dyshohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike. Deri më tani janë ndaluar 15 persona, mes të cilëve edhe zyrtarë shtetërorë, ndërsa mbrëmë janë caktuar masa e paraburgimit për dhjetë persona. Disa nga të dyshuarit janë lënduar nga zjarri dhe ndodhen në spital./ZËRI
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente