Tragjedia në Koçan, burg deri në 20 vite për fajtorët

Tragjedia në Koçan, burg deri në 20 vite për fajtorët

Pamje nga vendngjarja

KOÇAN- Të dyshuarit e arrestuar për tragjedinë në lokalin e natës në Koçan mund të dënohen deri në 20 vite burg. Sipas kryeprokurorit Lupço Kocevski, ata po hetohen për veprën penale “Vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”, që dënimi është 3 deri në 20 vite burg. Deri më tani janë zbuluar një sërë shkeljesh së sigurisë që shkaktuan vdekjen e 59 personave dhe plagosën 155 të tjerë.
“Në këtë moment fillestar, përgjegjësia e të gjithë të përfshirëve në ngjarje dhe atyre që plotësisht do të konstatohet do të vlerësohet nëpërmjet prizmit të veprës penale “Vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme” sipas nenit 292 nga Kodi Penal, për çka parashihet dënim me burg prej së paku 3 vite, pa kufizim të lartë të dënimit që do të thotë se dënimi mund të lëvizë deri më 20 vite. Përveç kësaj, po shqyrtohen edhe veprime të marrjes dhe dhënies ryshfet, prokurim të paligjshëm dhe përdorim të mjeteve piroteknike, por edhe vepra tjera penale”, deklaroi Kocevski.
Po ashtu edhe kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski, u shpreh se do të kërkohet për të dyshuarit 20 vite burg.
“Ata janë individë që mendojnë se janë mbi sistemin. Ky është problemi dhe ata sot janë në paraburgim. Dhe për këtë do të japin llogari. Dhe nuk ka kufi të lartësisë së dënimit, unë e dëgjova prokurorin se do të kërkojnë dënim më të lartë, dënim i mundshëm 20 vite”, tha Hristijan Mickoski.

Si pasojë e një zjarri në një lokal nate në Maqedoninë e Veriut 59 humbën jetën dhe më shumë se 155 persona u plagosën. Në qytetin e Koçanit banorët kanë ndezur qirinj në parkun e qytetit për të vrarët nga zjarri në diskotekën “Pulse”. Viktima më e re ishte vetëm 14 vjeç. Deri më tani janë ndaluar 23 persona, mes të cilëve edhe zyrtarë shtetërorë, ndërsa mbrëmë janë caktuar masa e paraburgimit për dhjetë persona. Disa nga të dyshuarit janë lënduar nga zjarri dhe ndodhen në spital./ZËRI
 
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente